Disa sfida interesante në Champions

Futboll

Disa sfida interesante në Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 11:22
Pamje nga një ndeshje

Pas një pushimit rikthehet garat e Champions League në futboll.  Supersfidat do të zhvillohen në mes Sporting Lisbonës dhe Real Madridit, si dhe Monaco-s e Tottenahm-it, po ashtu edhe Sevillës me Juventusin.  Real Madridi kërkon tri pikë, por edhe një e kualifikon automatikisht në të tetën e finales.  Madrilenët janë në formë të mirë sidomos pas asaj fitore ndaj rivalit të madh të kryeqytetit spanjoll, Atletico-s me rezultat 3:0, tani në Lisbonë synon triumfin kundër Sporting-ut, në ndeshjen e xhiros së parafundit (e pesta) në grupin F. Sporting vetëm fitorja mund ta mban në lojë edhe teoritikisht, sepse shpresat i ka shumë minimale, duke e marrë parasysh se janë në vend të tretë me 3 pikë, ose shtatë më pak se lideri Dortmundi dhe pesë se Reali në vend të dytë. Dormundi është i qetë, sepse e ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales,  e presin Legia-n dhe besojnë në fitore të lehtë. Në grupin E janë dy ballafaqime interesante, sidomos ajo në mes Monaco-s dhe Tottenham-it, sepse vendasit synojnë fitoren që i shpie më tutje, kurse londinezët në rast të fitores, i shtojnë gjasat reale për të zërë dy vendet e para. Bayer Leverkuseni që ka në petkun e saj sulmuesin shqiptar, Admir Mehmedin, kërkojnë pikë në Moskë ndaj CSKA-s.

Monaco kryeson me 8 pikë në grupin E, dy me tepër se Bayer Leverkuseni dhe katër se Tottenham-i në pozitën e tretë. Në grupin G, Copenhagen dhe Porto pritet të jetë ndeshje shumë fortë ani se mysafirët shpresojnë fitore. Porto ka ekip shumë të mirë, por edhe vendasit janë me aspirata të mëdha për fitore që i fut shumë seriozisht në garë për të siguruar vizën për më tutje. Copenhagen është në vend të tretë me 5 pikë, dy më pak se Porto në pozitën e dytë dhe pesë se i pari Leicester City. Kampioni anglez, Leicester City, beson në fitoren ndaj Club Brugge-s. Synimi i Leicester Cityt është të vazhdojë pamposhtmërinë dhe mos të pësojnë edhe gola, sepse në katër takimet e para realizuan pesë sosh dhe nuk pësuan asnjë.  Në grupin H do të zhvillohet ndeshje shumë interesante në mes Sevillës dhe Juventusit, për faktin se do të luftojnë se cila prej tyre do të jetë në krye të grupit. Sevilla aktualisht kryeson me 10 pikë, dy më shumë se Juventusi,  por kjo e fundit mëton ta merr kreun. Në takimin tjetër që do të luhet në Maksimir në mes Dinamos nga Zagrebi dhe Lyonit, do të jetë përballje për vend të tretë, sepse Lyoni ka pak shpresa për vend të dytë. Dinamo është e fundit me 0 pikë, kurse Lyon renditet i treti me 4 pikë.

E martë, grupi E

CSKA (M)-Bayer 18.00

Monaco-Tottenham 20.45

 

Grupi F

Dortmund-Legia 20.45

Sporting-Real Madrid     20.45

 

Grupi G

Copenhagen-Porto   20.45

Leicester-Club Brugge     20.45

 

Grupi H

Dinamo (Z)-Lyon             20.45

Sevilla-Juventus 20.45

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat