De Biasi kritikon Juventusin

Futboll

De Biasi kritikon Juventusin

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 13:21
De Biasi

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, i ftuar në studiot e televizionit zviceran RSI, ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme në Champions League mes Sevillës dhe Juventusit. Ndonëse bardhezinjtë fituan 3:1 dhe siguruan kalimin në turin tjetër të turneut, De Biasi vlerëson negativisht paraqitjen e skuadrës së Allegrit në këtë ndeshje, raporton panoramasport.

 “Juventusi kishte këtë mungesë të rëndësishme të Higuain, por nuk besoj se e justifikon paraqitjen që dhuroi. Rezultati përfundimtar është bindës por mendoj se nga pikëpamja e cilësisë së lojës mund të bëjë shumë më tepër. Këtë herë arriti maksimumin me minimumin e sforcos. Por besoj se duhet të respektojmë edhe Sevillën që del e humbur por padyshim jo e mundur nga fusha e lojës. Diferencën thelbësore e bëri Vasquez i cili doli nga loja në mënyrë të palogjikshme dhe mendoj se ndeshja ktheu praktikisht pas këtij episodi”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat