Flamurtari eviton rënien nga Kategoria Superiore

Futboll

Flamurtari eviton rënien nga Kategoria Superiore

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 19:52
Flamurtari

Flamurtari i shpëton rënies nga Kategoria Superiore, të paktën për momentin. Në limitet e fundit të kohës, pikërisht atëherë kur skadonte afati prej 12 ditësh i vendosur nga Disiplina për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj Sakajt, Arbri dhe Veliut, afat që u la nga disiplinori pasi skuadrës vlonjate ju zbritën 6 pikë në klasifikim për të njëjtën cështje, Flamurtari ka evituar penalizimin fatal pasi ka gjetur akordin për shlyerjen e borxhit me të tre futbollistët. Lajmi konfirmohet jo zyrtarisht nga burime në Federatën Shqiptare të Futbollit që është vënë në dijeni për gjithchka, ndërsa mbetet ende e paqartë cështja e detyrimit ndaj trajnerit Ernest Gjoka, për të cilën pak ditë më parë deklaroi se do të gjendej një zgjidhje edhe ish Kryetari i bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika i cili ka p-atur funksionin drejtues të klubit në kohën e lidhjes së kontratës me trajnerin.

Gjithsesi lajmi i mirë është se për momentin Flamurtari ka evituar kërcënimin real të rënies nga Kategoria, lajm që pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e radhës të Komisionit të Disiplinës këtë të enjte, ku do të depozitohen edhe marrëveshjet e klubit me Polizoi Arbrin, Franc Veliun dhe Artan Sakajn, duke përcaktuar dhe afatin dhe modalitetin e shlyerjes së detyrimit të prapambetur ndaj tyre. Në të njëjtën mënyrë do të veprohet dhe me Vucajn, një tjetër rast analog ky. Gjithsesi arritja e kësaj marrëveshjeje nuk do të kete efekt prapaveprues mbi dënimin e marrë për zbritjen e 6 pikëve, i cili do të mbetet në fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat