Premio për Teutën, Kukësi pa eufori para Tiranës

Futboll

Premio për Teutën, Kukësi pa eufori para Tiranës

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 23:19
ilustrim

Java e përgatitjeve për ndeshjen me Tiranën ka nisur me një mbledhje mes drejtuesve më të lartë të skuadrës së Kukësit me presidentin Safet Gjici i cili ka vendosur t’u shpërndajë një premio lojtarëve dhe stafit për fitoren e arritur në “Niko Dovana” me Teutën. Përtej qetësisë dhe optimizmit që mbizotëron në kampin verilindor pas suksesit të fundit, presidenca ka ende rezerva për lojën. Gjici kërkon që skuadra e tij të jetë më konkrete dhe bindëse, duke iu referuar faktit se në të trija sfidat e fundit në momente të vecanta është rrezikuar fitorja. Në mbledhje është konkluduar se duhet shmangur cdo shenjë e euforisë para takimit të radhës me Tiranës, që konsiderohet më i rëndësishmi i fazës së dytë, edhe për pozicionin që mbajnë të dyja skuadrat në tabelën e renditjes. Ndaj bardhebluve në “Zeqir Ymeri” i rikthehen formacionit Pero Pejic, Ylli Shameti dhe Jean Karioka, ndërkohë që mungesë e rëndësishme konsiderohet Izair Emini, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të vërdhë për të munguar në ndeshjen e radhës. Në monitorim është edhe situata e Entonio Pashajt, por vështirë së mbrojtësi do të mund të jetë 100% gati për të dhënë kontribut përballë ish-skuadrës së tij.

Për të patur mbështetje maksimale nga tifozët në takinin e shtëpisë e Tiranën drejtuesit e klubit kanë vendosur përgjysmojnë cmimin e biletave, që në tribunën vip do të kushtojnë 500 lekë ndërsa në të gjithë sektorët e tjerë të “Zeqir Ymerit” vetëm 100 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat