Scudetto e 2006, Inter apo Juve? Më në fund vjen vendimi

Futboll

Scudetto e 2006, Inter apo Juve? Më në fund vjen vendimi

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 07:50
Gjykata e Apelit në Romë

Juventusi është mundur edhe një herë nga Interi jashtë fushës.

Gjykata e Apelit në Romë me një vendim të 22 nëntor 2016, ka hedhur poshtë ankesën e Zonjës së Vjetër për t’i kthyer Scudetton (Titullin e ligës) e sezonit 2005/06, e cila tani është në pronësi të Interit.

Titulli i është hequr Juves për shkak të kurdisjes së ndeshjeve, i njohur si skandali Calciopolit.

Që nga atëherë klubi nga Torino vazhdon të mos jetë e kënaqur me vendimet, duke bërë ankesa të njëpasnjëshme, të cilat gjithmonë marrin përgjigjeje negative si kjo e Apelit. Kujtojmë se Juventusi kishte kërkuar nga Federata e Futbollit të Italisë edhe dëmshpërblim në vlerë 581 milionë e 22 mijë euro, të cilat nuk do i merr pasi u refuzua edhe një herë nga gjykata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat