Operohet

Futboll

Operohet

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 17:08
Medel

Gary Medel do të rikthehet në fushat e blera në fillim të vitit 2017-të. Ai ka kryer iperacionin në një klinikë në Barcelonë, dhe gjithçka mesa duket ka shkuar sipas parashikimeve. 

I dëmtuar në ndeshjen e të dielës së kaluar ndaj Milanit, Medel vendosi ti drejtohej sallës së operacionit për të lënë pas problemet në menisk, por tashmë atij do t’i duhet minimalisht 1 muaj e gjysmë për t’u riaftësuar. 

Objektivi i Pitbullit siç njihet ndryshe 29-vjeçari për shkak të shpirtit të tij luftarak, është të jetë i gatshëm për takimin e parë të Interit pas pauzës dimërore, atë ndaj Udineses me 8 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat