Pritet me emocione derbi i Drenicës

Futboll

Pritet me emocione derbi i Drenicës

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 19:39
Granit Arifaj

Dy skuadra nga rajoni i Drenicës, Feronikeli dhe Drenica, me synime diametralisht të kundërta, nesër në orën 13.00 do të ndeshen në mes vete në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Feronikeli, kampion në fuqi, ka përparësinë e terrenit, ndërsa ekipi nga Skenderaj shpreson se me një lojë angazhuese mund të befasojnë dhe të kthehen të pamposhtur. Përballja e këtyre rivalëve gjithmonë ka sjellë emocione dhe që pritet me kureshtje nga dashamirët e lojës së futbollit. Feronikeli kërkon fitore pas asaj humbje tronditëse me rezultat 2:0 nga Ferizaj, ndërsa Drenica pas barazimit 1:1 me Gjilanin është e motivuar deri në pikën e fundit dhe synon të kthehet të paktën me një pikë nga Drenasi, në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat