Skënderbeu me tri mungesa ndaj Laçit

Futboll

Skënderbeu me tri mungesa ndaj Laçit

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 15:07
Skënderbeu

Skuadra e Skënderbeut ditën e nesërme (14.00) pritet të luajë kundër Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superligës shqiptare.

Vlen për tu theksuar se kampionët e Shqipërisë janë duke kaluar momente të vështira dhe gjatë kësaj periudhe ato përballen me tre mungesa të rëndësishme.

Në këtë përballje për shkak dëmtimesh nuk do të jetë të gatshëm kroati Markos Radas, mesfushori Argjend Malaj dhe Bakari Nimaga i cili së fundmi nuk është stërvitur me klubin korçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat