Juventusi nuk heq dorë nga Witsel

Futboll

Juventusi nuk heq dorë nga Witsel

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 19:27
Axel Witsel

Kampionët e Italisë insistojnë për të transferuar mesfushorin belg gjatë muajit janar.

Axel Witsel ka kontratë me Zenitin deri në qershor të vitit 2017 dhe nuk e ka ndërmend të vazhdojë qëndrimin te skuadra ruse.

Lojtari ka shprehur haptazi dëshirën për t’u transferuar te Juventusi, por klubi nga Serie A nuk pranon të paguajë më shumë se gjashtë milionë euro për shërbimet e futbollistit edhe pse Zeniti insiston për një shumë më të lartë.

Sipas Quotidiano.net, ‘Zonja e Vjetër’, kërkon që të marrëveshja e arritur mes klubeve gjatë verës të vlejë edhe në janar dhe mos të ndryshohen shifrat nga klubi rus për të lejuar largimin e Witsel.

Kujtojmë se nëse Witsel nuk largohet në janar, atëherë gjatë verës mund të shkojë ku të dojë si lojtar i lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat