Kukësi, Gjoka: Të ruajmë kreun deri në fund

Futboll

Kukësi, Gjoka: Të ruajmë kreun deri në fund

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 23:06
Ernest Gjoka

Një sfidë delikate që vlen diçka shumë se tre pikë ndaj një kundërshtari direkt në garën për titullin. Kukësi pret Tiranën në “Zeqir Ymeri” pas suksesit të rëndësishëm dhe të vuajtur në Durrës që e ndihmoi të ruante pozitat kryesuese. Skuadra e Ernest Gjokës nuk e ka provuar ende shijen e humbjes këtë sezon dhe në kështjellën verilindore do të kërkojë të vijjë ecurinë pozitive të vitit 2016 pasi gjatë këtij viti në “Zeqir Ymeri” është mundur vetëm një herë. Me Pero Pejiç të rikthyer pas problemeve fizike dhe titullarin e mbrojtjes Ylli Shameti, i cili lë pas pezullimin për shkak të kartonëve, trajneri Ernest Gjoka fërkon duart dhe ndihet gati për një tjetër 90 minutësh të zjarrtë. Në prag të duelit të së shtunës, drejtuesi i skuadrës verilindore karikon grupin e tij duke vënë theksin në rëndësinë e kësaj sfide.

“Është një ndeshje shumë e vështirë. Luajmë me një kundërshtar direkt dhe me një emër të madh. Jemi përgatitur shumë sepse kjo ndeshje lidhet shumë me ecurinë tonë pasi duam të ruajmë vendin e parë por mbajmë larg edhe një kundërshtar”.

Në vijim, ai shton se objektivat e Kukësit kanë qënë të qarta që në fillim të sezonit dhe skuadra do të kërkojë të ruajë me çdo kusht vendin e parë deri në fund të sezonit.

“Objektivi madhor është që të jemi përherë në krye të tabelës dhe në fund të dalim të parët. Jei të përgatutur që hap pas hapi të arrijmë objektivat”.

Në fund, Gjoka bën edhe një analizë të situatës në grupin e tij ku ka edhe dy mungesa të rëndësishme por ai nuk do alibi dhe kërkon që skuadra të bëjë të njëjtën paraqitje si në takimin e Durrësit.

“Mungon Emini që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe Pashaji që nuk ia doli të ishte i gatshëm. Edhe me Teutën kishim mungesa dhe e kthyem ndeshjen. Kjo tregon se kjo skuadër ka karakter dhe dinjitet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat