Mourinho ende beson në titull

Futboll

Mourinho ende beson në titull

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 09:02
Jose Mourinho

Trajneri portugez, Jose Mourinho është i bindur se Manchester Unitedi mund t’i rikuperoj pikët e humbura në muajt e ardhshëm për tu rikthyer në mesin e favoritëve për titull në Premierligë

Ish trajneri i Portos, Interit dhe Real Madridit ka përmendur sezonin 2014-2015 kur me Chelsean fitoi titullin.

"Kur kam fituar titullin 18 muaj më parë, ne kemi pasur një avantazh prej 10 pikë dhe pas një muaj kam pasur të njëjtat pikë si Manchester City. Ne kemi humbur 10 pikë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit. Pastaj ne kemi rikuperuar pikët dhe kemi fituar titullin”, ka deklaruar ai.

"Ju mund të rikuperoni pikë, ekipet e tjera mund të humbasin pikë. Gjatë sezonit ka momente kur çdo gjë shkon kundër jush dhe ka momente kur çdo gjë shkon në favorin tuaj. Ne e dimë se loja nuk ka mbaruar, por realiteti është se ka një distancë dhe ka shumë ekipe cilësore”, ka theksuar Mourinho. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat