Zidane: Nuk jam i kënaqur me lojën tonë

Futboll

Zidane: Nuk jam i kënaqur me lojën tonë

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 18:55
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane është deklaruar i pakënaqur me lojën e Real Madridit, pavarësisht fitores 2:1.

Real Madridi mposhti 2:1 Sporting Gijonin, për të rritur diferencën në shtatë pikë me Barcelonën, me të cilën skuadër edhe përballën xhiron e ardhshme në ‘Camp Nou’.

“Nuk i kënaqur me lojën tonë. Por këto gjëra ndonjëherë ndodhin. Mbi të gjitha, ne patëm lojën në duar kur shënuam dy gola”, deklaroi Zidane pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Ne ia vështirësuam vetes punët, ne vetëm duhet të jemi të lumtur që jemi në krye të tabelës, të ruajmë vazhdimësinë, dhe të shikojmë përpara”, shtoi ai.

“Duhet ta harrojmë sa më shpejtë këtë ndeshje, por morëm tre pikë, dhe kjo është më e rëndësishmja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat