Montella: Duhet të vuajmë që të rritemi si skuadër

Futboll

Montella: Duhet të vuajmë që të rritemi si skuadër

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 00:48
Vincenzo Montella

Vincenzo Montella është shprehur me paraqitjen e skuadrës së tij në pjesën e dytë, por jo edhe në atë të parë ndaj Empolit

Milani mori tri pikë në xhiron e 14’të në Serie A fal paraqitjes fantastike në 45 minutat e pjesës së dytë, ku shënuan tre gola, derisa pjesa e parë përfundoi 1:1.

Pas ndeshjes, trajneri Vincenzo Montella, tha se për t’u rritur edhe më shumë si skuadër, duhet të vuajnë në marrjen e pikëve të plota nga ndeshjet si ajo e kundër Empolit, pavarësisht se rezultati e tregon të kundërtën.

“Nuk më pëlqeu pjesa e parë. Në pjesën e dytë ishim skuadër tjetër. Duhet të vuajmë që të rritemi edhe më shumë si skuadër”, tha Montella pas ndeshjes.

“Më pëlqeu se si luajti Lapadula. Ai gjithmonë është i gatshëm kur trajneri ka nevojë për të. Jam i lumtur për të”, shtoi Montella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat