Kukësi, më i fortë pas barazimit me Tiranën

Futboll

Kukësi, më i fortë pas barazimit me Tiranën

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 12:27
Kukësi

Kukësi nuk është më në krye, por barazimi me Tiranën nuk ka ulur kuotat e skuadrës së Gjokës në luftën për titullin, përkundrazi. Barazimi i parë në “Zeqir Ymeri” për këtë sezon mund të konsiderohet për më tepër një provë force përballë një kundërshtari që vjen në rritje dhe mund të ndëshkojë cdo skuadër, sic bëri në fazën e parë duke surprizuar Skënderbeun. Edhe Tirana pati pjesën e saj të dominimit, më së shumti gjysmën e pjesës së parë, por më së shumti ndeshja foli për Kukësin, dhe për më tepër, nëse Meta nuk do të kishte anulluar atë gol të Pero Pejic, apo nëse do të kishte dhënë atë penallti për prekjen me dorë të topit nga Teqja, polemika mund të kishte, por askush nuk do të mund të bërtiste për skandal.

Në fakt nuk është kjo prova e vetme e forcës, në fazën e parë kundër bardhebluve përfundoi 2-2 me Tiranën që u detyrua të rikuperonte dy herë disavantazhin përballë verilindorëve, Partizani në fazën e parë u mund në “Zeqir Ymeri” me një gol të Pero Pejic, në përballjet me rivalët e drejtëpërdrejtë skuadra vuajti vetëm ndaj Skënderbeut në atë barazim pa gola në Korcë ku gjithsesi Pejic mund të kishte gatuar një surprizë jo të vogël kur doli i vetëm para Shehit. Kukësi nuk është më në krye, por është sërish aty, me të gjitha letrat në rregull për të synuar titullin, një mision që këtë vit duket se e ka marë vërtet shumë seriozisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat