Gjermani për ndeshjen Gjilani-Prishtina: Goli që i shënuam vetes

Futboll

Gjermani për ndeshjen Gjilani-Prishtina: Goli që i shënuam vetes

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 13:34
Lutz Lindemann

Lutz Lindemann, kryetrajner i Prishtinës, është i zhgënjyer nga humbja me rezultat 1:0 nga Gjilani vendas. “Kjo ndeshje nuk e vendos kampionatin dhe kjo fitore e parë e Gjilanit ndaj Prishtinës i shërben vetëm statistikës. Por, më e keqja është se kemi luajtur shumë keq dhe jemi prezantuar dobët. Dhe, goli që i shënuam vetes është pasqyrë e lojës sonë të dobët dhe me këso loje nuk mundemi të vazhdojmë për titull të kampionit. Pa dyshim ishte ndeshja më e dobët e Prishtinës në këtë edicion. Kuptohet që kanë munguar Curri me përvojën e vetë e Krasniqi me lojën e vetë, por ne kemi lojtarë të mjaftueshëm për t’i zëvendësuar ata, por rezultati në fund e tregoi të vetën”, tha Lindemann për faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat