Trepça ’89 rikthehet në krye, Humbje e thellë për Ferizajn

Futboll

Trepça ’89 rikthehet në krye, Humbje e thellë për Ferizajn

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 14:57
John në aksion

Dështimi i Prishtinës në Gjilan, kur humbi me rezultat 1:0, i dha mundësi Trepçës ’89 nga Mitrovica, që drejtohet nga trajneri Veton Çitaku, që të rikthehet në kreun e tabelës në elitën e futbollit. Trepça ’89 shënoi fitore me rezultat 4:1 ndaj Ferizajt, në ndeshjen e javës së 16-të që u luajt në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.  Ferizaj tregoi lojë të mirë në 45 minutat e parë, por nuk ishte energjik edhe në periudhën e dytë ku pësuan tri herë. Në minutën e 62-të, futbollisti Fiton Hajdari me një goditje të bukur nga rreth 20 metra e mposhti portierin  mysafir dhe 1:0. Pas gjashtë minutave, Oto John, lojtari më i rrezikshëm ngriti epërsinë në 2:0. Në minutën e 73-të, mbrojtësi Përparim Islami asistoi deri të i pandalshmit Oto John shënon për 3:0 dhe në minutën e fundit Florent Hasani thellon rezultatin në 4:0, por ferizajasit ngushtojnë humbjen në 4:1 përmes Shkëmbim Salihu (90+3).  Trepça ’89 kryeson me 36 pikë, duke lënë pas Prishtinën me 34 pikë, Llapin 33, Feronikelin 32 sosh, ndërsa Ferizaj është në pozitën e nëntë me vetëm 13 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat