Zeneli humb derbin holandez, Ajax-i shumë i fortë

Futboll

Zeneli humb derbin holandez, Ajax-i shumë i fortë

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 17:46
Zeneli gjatë një ndeshje

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, me ekipin e Heerenveen-it u përpoqën maksimalisht, por nuk arritën ta ndalin një pikë ndaj gjigantit holandez, Ajax-it.  Heerenveen pësoi me rezultat 1:0 nga Ajax-i, në ndeshjen e javës së 14-të të elitës së futbollit holandez. Autor i golit është Klaassen në minutën e 71-të, duke i dhuruar pikë të mëdha ekipit të tij. Zeneli bëri paraqitje të mirë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 89-të. Kjo ndeshje ishte edhe si derbi i kësaj jave, por Ajax u tregua shumë i fortë dhe importoi tri pikë.  Ajax është në vend të dytë me 33 pikë ose dhjetë me tepër se Heerenveen që klasifikohet i pesti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat