Liverpooli pa Coutinhon së paku një muaj

Futboll

Liverpooli pa Coutinhon së paku një muaj

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 19:45
Philippe Coutinho u lëndua në kyçin e këmbës,pasi lojtari kundërshtar Didier Ndong e goditi fuqishëm këmbën e yllit të Liverpoolit

Philippe Coutinho u lëndua në fitoren e Liverpoolit 2-0 ndaj Sunderlandit.

Sipas Mirror, braziliani pritet të kthehet për Reds në javën e fundit të dhjetorit.

24-vjeçari u lëndua në kyçin e këmbës, e gjitha kjo pasi lojtari kundërshtar Didier Ndong në tentim për të larguar topin e goditi fuqishëm këmbën e yllit të Liverpoolit.

Skanimi nga doktorët e skuadrës do të bëhet nesër ( e hënë) dhe të gjithë shpresojnë që dëmtimi të jetë sa më i lehtë.

Përveç Coutinhos, te skuadra e Jurgen Klopp të lënduar janë edhe Adam Lallana, Daniel Sturridge dhe Roberto Firmino.

Aktualisht Reds renditen në vendin e dytë me 30 pikë, një më pak se Chelsea në pozitën e parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat