Pique ia “uron” titullin Realit

Futboll

Pique ia “uron” titullin Realit

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 23:14
Gerard Pique

Gerard Pique është “dorëzuar” në luftën për titull në La Liga.

Mbrojtësi është deklaruar i pakënaqur me lojën e Barcelonës ndaj Sociedadit, duke thënë se do të jetë e vështirë të fitohet titulli në La Liga, me paraqitje si në ‘Anoeta’.

“Do të jetë shumë e vështirë për ta fituar titullin”, ka deklaruar Pique, i cili në vazhdim edhe ka lavdëruar Sociedadin për lojën e zhvilluar.

Pas këtij barazimi, Barcelona ka mbetur gjashtë pikë larg Realit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat