Real Sociedad 1-1 Barcelona, mësoni si u vlerësuan futbollistët

Futboll

Real Sociedad 1-1 Barcelona, mësoni si u vlerësuan futbollistët

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 23:22
Messi u notua me 8.3, ndërsa nota më e ulët i takon Javier Mascheranos, me notën 5.9

Ka përfunduar me barazim 1-1 derbi i javës në La Liga në mes të Real Sociedadit dhe Barcelonës.

Gjiganti katalunas nuk ka mundur ta marrë një fitore në ‘Anoeta’ as pas dhjetë sezoneve gati, pasi fitorja e fundit daton në vitin 2007.

Golat në këtë takim u shënuan nga William Jose (53’) për vendasit dhe Lionel Messi (59’) për Barcelonën.

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, varësisht nga paraqitja e tyre në këtë ndeshje.

Sipas kësaj faqe, futbollisti më notën më të lartë është pikërisht argjentinasi Messi, i cili u notua me 8.3, ndërsa nota më e ulët i takon Javier Mascheranos, me notën 5.9.

Image
Real Sociedad
Image
Barcelona
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat