Kozniku: Jo vetëm një herë...

Futboll

Kozniku: Jo vetëm një herë...

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 12:13
Ardian Kozniku

Ish-futbollisti i mirënjohur Ardian Kozniku idenë e sheh të qëlluar për organizimin e spektaklit shumësportesh për Ditën e Flamurit – 28 Nëntorit. “Për 28 Nëntorin ose edhe ndonjë datë tjetër interesante, është mirë të organizohet një ndeshje futbolli me yjet e futbollit dhe me yjet tjerë të sporteve të ndryshme, artist etj. Jo vetëm një herë mu organizuar, por do të ishte dashtë shpesh të organizohen, për disa arsye, e para: që publiku dhe dashamirët e sportit të kënaqen dhe t’i shohin yjet e sportit. E dyta, të jetë humanitar dhe që kanë me të vërtet shumë nevojë. Ide shumë e mirë. Unë jam për mu organizuar”, - shprehet Kozniku për gazetën kombëtare "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat