Poll: Mourinho duhet të dënohet me gjashtë ndeshje

Futboll

Poll: Mourinho duhet të dënohet me gjashtë ndeshje

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 18:29
Jose Mourinho

Jose Mourinho është përjashtuar në ndeshjen e djeshme ndaj West Hamit.

Sikurse mos të mjaftonin rezultatet e dobëta të Manchester United në Premier Ligë, tani lindin probleme edhe me trajnerin Jose Mourinho.

Portugezi u përjashtua në ndeshjen e djeshme ndaj West Hamit, nga gjyqtari Jon Moss, pasi që në shenj revolte për një vendim të tijin goditi me këmbë një shishe gjë e cila mund t’i kushtojë rëndë atij.

Sipas ish-gjyqtarit anglez, Graham Poll, gjesti i fundit i Mourinhos duhet të dënohet nga federata deri në gjashtë ndeshje dhe ndoshta ky do të ishte mësim i mirë për ‘Special One’, që të ndryshonte sjelljet ndaj gjyqtarëve.

“Tifozët e United mund të ankohen se gjyqtarët kanë një tretman të ashpër ndaj trajnerit të tyre, në krahasim me të tjerët, por thënë të vërtetën është Mourinho ai i cili është toleruar një kohë të gjatë”, ka thënë Poll për Daily Mail.

“Gjyqtari nuk mund të lejonte një sjellje të tillë nga portugezi, i cili shfaqi mungesë respekti ndaj tij dhe e përjashtoj. Moss e ka bërë një gjë të tillë edhe një vit më parë”.

“Tani ata po bëjnë punën e tyre dhe është radha e FA që të ndërmarrë masa. Një dënim prej gjashtë ndeshjeve do të ishte i nevojshëm për Mourinhon, që ta kuptojë se nuk duhet të sillet në atë mënyrë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat