Betimja e lë futbollin për referim

Futboll

Betimja e lë futbollin për referim

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 19:26
Betime Ademi

Betime Ademi i jep fund karrierës si futbolliste për t’i kushtuar me shumë rëndësi referimit. Ajo është gjyqtare e futbollit në Maqedoni dhe e ndanë me sukses drejtësinë. Betimja ka luajtur për ekipin nga Struga, “As-United” dhe nuk e kishte të lehtë t’i thotë lamtumirë lojës aktive. “Futbolli ka qenë sporti që e kam adhuruar dhe e kam pas pasion prej se kur kam qenë e vogël. Për mua këto 7 vitesh kanë qenë mbase vitet më të bukura të jetës time, brenda këtyre viteve kam ndjerë një kënaqësi dhe lumturi që nuk mund ta përshkruaj. Kam vendosur të tërhiqem prej futbollit për arsye të mos perspektives së lartë dhe profesionit që krye tashme prej dy vitesh si një refere, dhe për të pasur një sukses me është dashur të bëja një zgjidhje. Dhe zgjidhja ishte: Ta lija futbollin aktiv, varësisht emocioneve dhe lumturisë që më ka dhënë gjithmonë.

Tashmë do t’i përkushtohem krejtësisht referimit, ku me punë dhe përkushtim një ditë të arrij një sukses ndërkombëtar”, tha Betimja për gazetën kombëtare “Bota sot”.  A besoni se do të jeni edhe gjyqtare në rrafshin ndërkombëtar? “Nuk dëshiroj të flas shumë për të ardhmen, at do t’ia lë kohës, do ta marrë profesionin e referimit me një qetësi dhe përkushtim të madh, me pas do të shohim se çka do të ndodhë në të ardhmen”, tha Betimja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat