Ish futbollisti i Barcelonës negocion për ta dërguar Messin në PSG

Futboll

Ish futbollisti i Barcelonës negocion për ta dërguar Messin në PSG

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 22:25
Leo Messi

Patrick Kluivert do të tentojë transferimin e Leo Messit në PSG

Drejtori Sportiv i PSG’së, Patrick Kluivert ka marrë detyrën për të negociuar me babain e Leo Messit, Jorge, për transferimin e tij në kampionatin francez.

Messi ende nuk e ka vazhduar kontratën me Barcelonën, e cila skadon në qershor të vitit 2018.

Pikërisht këtë mundësi do të tentojë që ta shfrytëzojë Kluivert dhe PSG për të larguar Messin nga Camp Nou, edhe pse në Spanjë janë të bindur se argjentinasi nuk do të largohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat