Conte kërkon tre futbollistë të Fiorentinas

Futboll

Conte kërkon tre futbollistë të Fiorentinas

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 22:37
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është duke u interesuar për treshen e Fiorentinas, Nenad Tomovic, Federico Bernadeschi dhe Milan Badelj.

Ish-trajneri i Italisë ka porositur ekipin e tij për të mbajtur vëmendjen tek lojtarët e skuadrës italiane, të cilët po kalojnë edicion shumë të mirë.

Mesfushori Badelj kryeson listën e Contes për transferimet e janarit, për shkak të paraqitjes së jashtëzakonshme në Fiorentina.

Mendohet se Conte do të liroi disa nga lojtarët e tanishëm, për të krijuar hapësirë për lojtarët e ri dhe i pari që pritet të largohet është Cesc Fabregas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat