Ky shtet ka më shumë futbollistë që luajnë në Evropë

Futboll

Ky shtet ka më shumë futbollistë që luajnë në Evropë

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 00:49
Foto ilustrim

Brazili dhe Franca janë vendet që eksportojnë më shumë futbollistë se çdo komb tjetër në 31 kampionatet dhe federatat e anëtarësuara në UEFA.

Një raport i dalë këtë javë nga observatori i futbollit botëror CIES, tregon që Konfederata në Amerikën Latine dhe francezët, janë ata që furnizojnë më tepër ligat e kontinentit të vjetër.

Saktësisht 469 futbollistë brazilianë luajnë në 31 ligat evropiane, duke qenë në një pozicion dominues me kombet e tjera, madje edhe me vendin e dytë të Francës.

Francezët kanë 312 futbollistë në kampionatet e UEFA-s, por sërish mbeten pas vendit karioka.

Në shkallën më të ulët të podiumit është Spanja me 201 futbollistë, ndërsa në vendin e katërt është Serbia, një fakt që tregon shumë mbi eksportet dhe talentet që vijnë nga vendi ballkanas.

Mbyll pesë vendet kryesore Argjentina.

Por nëse konsiderohen kampionatet me më tepër nivel në futbollin evropian, pra Anglia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Italia, ka të dhëna statistikore të tjera.

Franca është vendi që ka më shumë lojtarë të regjistruar në Top 5 ligat më të forta, pasi janë saktësisht 116 francezë në ligat kryesore, me një diferencë të vogël nga Brazili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat