Trishtuese, futbolli brazilian në zi, vetëm 3 futbollistë i mbijetuan tragjedisë

Futboll

Trishtuese, futbolli brazilian në zi, vetëm 3 futbollistë i mbijetuan tragjedisë

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 12:57
Një futbollist i Chapecoense

76 persona, përfshi futbollistët dhe stafin e skuadrës së kategorisë së parë braziliane Chapecoense kanë humbur jetën kur avioni i tyre u rrëzua në malet e Kolumbisë.

Skuadra po udhëtonte nga Bolivia për në aeroportin e Medelinit në Kolumbi, ku do të luante kundër Atletico Nacional ndeshjen e parë finale të Kupës Sudamericana. 

Vetëm pesë pasagjerë shpëtuan dhe mes tyre janë tre futbollistë, mbrojtësi Alan Ruschel dhe portierët Jackson Follmann dhe Danilo. E mbijetuara e katërt është stjuardesa Jimena Suarez dhe i pestë është gazetari Rafael Hanzel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat