Willian për Chapecoense: Zoti të ketë mëshirë

Futboll

Willian për Chapecoense: Zoti të ketë mëshirë

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 13:20
Futbolllistët e Chapecoenses

Klubi i Arsenal ishte ndër të parët nga shumë klube dhe futbollistë në planet që shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. “Topçinjtë” shkruajnë: “Mendojmë për ju, ‘ChapecoenseReal’ -ForcaChapecoense”. Mes futbollistëve që shfrytëzuan rrjetet sociale ishte braziliani i Liverpool, Coutinho: “Zoti bekoftë ata njerëz që u përfshinë në këtë aksident të tmerrshëm.” Lojtari i Chelsea dhe Brazil, Willian shkroi: “Zoti të ketë mëshirë për ata që vdiqën dhe t’i jap forcë familjarëve të tyre.” Mesazhi i kolumbianit të Monaco, Radamel Falcao ishte: “Lutjet e mia dhe i gjithë solidarizimi shkon me ata që shpëtuan dhe po luftojnë në spital, për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që e duan ‘ChapecoenseReal’ në një kohë kaq të trishtë.” Kapiteni i Anglisë dhe Manchester United, Wayne Rooney, kishte këtë mesazh: “Një zgjim shumë i hidhur sot. Jam i gjithi me ‘ChapecoenseReal’, familjet e futbollistëve dhe miqtë e tyre".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat