Flasin nëntë futbollistët brazilianë që i shpëtuan aksidentit ajror

Futboll

Flasin nëntë futbollistët brazilianë që i shpëtuan aksidentit ajror

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 15:35
“Lutuni për bashkëlojtarët e mi”, ka shkruar në Tëitter Alejandro Martinuccio, njëri nga lojtarët e Chapecoenses.

Bashkëlojtarët e ekipit Chapecoense, i cili u shua pas rrëzimit të aeroplanit që po i dërgonte drejt Kolumbisë, ndihen të shokuar dhe të shkatërruar me atë që iu ka ndodhur shokëve të tyre.

Nëntë futbollistët me fat që nuk udhëtuan për ta zhvilluar ndeshjen e Copa Americas ndaj skuadrës kolumbiane Atletico Nacional, janë Alejandro Martinuccio, Neném, Demerson, Marcelo Boeck, Andrei, Hyoran, Nivaldo, Moisés e Rafael Lima.

“Lutuni për bashkëlojtarët e mi”, ka shkruar në Tëitter Alejandro Martinuccio, njëri nga lojtarët e Chapecoenses, i cili mbeti jashtë skuadrës për shkak të lëndimit.

“Nuk mund ta besoj”, ka shtuar mbrojtësi Demerson. 30 vjeçari ishte lënë jashtë ekipit.

“Kjo nuk mund të jetë e vërtetë”, ka thënë futbollisti tjetër me lot në sy, Nenem, i cili gjendej në dhomat e zhveshjes.

E portierit Marcelo Boeck, i cili nuk udhëtoi, i ishte dhënë leja të mungonte sepse ishte ditëlindja e tij, zbulon menaxheri i tij.

“Ky nuk ishte vetëm një grup futbollistësh me respekt maksimal ndaj njëri tjetrit. Ishte një familje”, ka thënë presidenti i bordit të klubit, Plinio David de Nes Filho.

“Ne jetuam në harmoni, me shumë gëzime dhe lumturi. Para se të nisej aeroplani, ata thanë se po shkojnë për t’i bërë ëndrrat e tyre realitet. Ëndrra përfundoi këtë mëngjes”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat