Drejtori sportiv i Galatasarayt nuk e mohon kalimin e Snajderit te Milani

Futboll

Drejtori sportiv i Galatasarayt nuk e mohon kalimin e Snajderit te Milani

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 15:43
Wesley Sneijder

Pas fjalëve të Wesley Sneijder se do dëshironte të kalonte te Milani, mediat e mëdha kanë ngritur hipoteza të ndryshme se kjo mund të ndodh.

Rreth saj ka folur edhe drejtori sportiv i Galatasarayt, Cenk Ergun, për mikrofonat e TuttoMercatoWeb.

“Milan për Sneijderin? Kam lexuar shumë rreth Wesleyt, ajo që mund të them është se ai është një lojtar i madh dhe gjithmonë ka interesim për atë nga e gjithë botë”.

“Është i lumtur Galatasaray dhe ne jemi të lumtur me atë, por në futboll nuk i dihet kurrë. Kur të vjen oferta do të shikojmë. Ai është shumë i çmuar për skuadrën tone, por e përsërisë, të dy palët jemi të lumtur “.

“Depay? Nuk ka agjente konkrete, është një emër që e kanë krijuar mediat pasi e kemi trajnerin holandez”, ka thënë Ergun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat