Askush nuk mundi t’i ndalë, pos vdekja

Futboll

Askush nuk mundi t’i ndalë, pos vdekja

Nga: Lirian Ferati Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 17:20
Pamje nga tragjedia

Debate

Tragjedia që na i këputi këmbët! Lajmin që na pikëlloi të gjithëve edhe në Kosovë është që humbën jetën një pjesë e madhe e ekipit të futbollit brazilian, Chapecoense. Ata udhëtonin për në Kolumbi, për të zhvilluar finalen e madhe dhe historike të Kupës së Amerikës së Jugut, ndaj Atletico Nacional nga Kolumbia. Një finale e madhe, që pritej me emocione dhe sidomos nga tifozët brazilian për të parë ekipin simpatik të tyre, Chapecoense. Askujt nuk i shkoi mendja se do të ndodhë tragjedia shumë e rëndë, të rrëzohet aeroplani dhe aty ishin edhe futbollistët e skuadrës braziliane. Një goditje e rëndë për të gjithë botën e futbollit dhe në tërësi.  1 dhjetori ishte dita e ndeshjes finale, ose sipas kohës tonë i bie në orën 00.45! Finalja nuk luhet! Shumica e ekipit të Chapecoenses humbën jetën. Trishtim. Trishtim edhe për ekipin mikpritës, Atleticon dhe gjithën botën. Chapecoense-SC, 7 vite nga këtu, ata garonin në Ligën e 4 braziliane (Serie D), para dy vitesh ata u inkuadruan ne Serie B dhe sezonin me pas në ligën elite (Serie A), sezonin që tanimë jemi plasohen ne Copa Sudamericana, ku tregojnë një sukses të jashtëzakonshëm, gjersa arrijnë në finalen e këtij kompeticioni, dukej që askush nuk do mund ta ndalte këtë ekip drejt destinacionit ku ishte nisur, përpos Zotit, ata u ndalen për t’i dhënë fund një epoke që ata vetë po e krijonin, duke luftuar për ëndrrën e madhe, u shuan përgjithmonë. Të paktën ata vdiqën duke u ngritur në vazhdimësi, askush si ndali nga ëndrra e tyre, pos vdekjes. Madje për të arritur në finale kishin eliminuar edhe njërën nga ekipet e njohura argjentinase, San Lorenzo. Vërtet festuan shumë këtë kualifikim në finale dhe mezi prisnin të zbarkonin në fushë pikërisht me 1 dhjetor.  Nuk e shijuan finalen, u ndalën në gjysmë, aksidenti fatal.  Shumë e dhimbshme kjo që ndodhi, edhe ne si sportistë të Kosovës ndjejmë trishtim. Askush se kemi besuar se nuk do të luhej kjo finale, askush se kishte menduar se do të shndërrohet 29 nëntori në ditë ferri, ditë zie për futbollin brazilian. Aq me tepër një finale futbolli e Amerikës së Jugut që edhe në vendin tonë ka pasur tifozë që e kanë pritur. Trajneri i kësaj skuadre, Caio Junior, pas kualifikimit në finale, kishte thënë: “Nëse do të vdisja sot, do të vdisja i lumtur”. Dhe ndodhi vdekja e tij tragjikisht. Ai as që e kishte kujtuar se do të vdiste, por nga gëzimi i kualifikimit që realizuan një ëndërr të madhe, e kishte thënë at fjalë, por që u bë realitet, fatkeqësisht!  Pjesa më e madhe e ekipit humbën jetën, tre prej tyre shpëtuan.

Autori është futbollist i Vllaznisë nga Pozhorani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat