Usain Bolt, legjenda edhe në një film-dokumentar

Futboll

Usain Bolt, legjenda edhe në një film-dokumentar

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 19:06
Usain Bolt

Legjenda përjetësohet edhe në një film-dokumentar. Usain Bolt prezanton filmin e jetës së tij në premierën absolute botërore në Angli. Rekordmeni i 100 metrave dhe fituesi i 9 medaljeve olimpike ishte i pranishëm në premierën “Unë Jam Bolt” që rrëfen jetën e tij të vështirë por edhe të suksesshme. Ai zgjodhi qytetin e Leicester për të prezantuar filmin ku rrëfen disa nga momentet kyç të karrierës. Në këtë film nuk ka komente apo paragjykime por hapësira që ai i kushton Justin Gatlin nuk është e rastësishme. “Kush drogohet duhet të qëndrojë larg sportit”, thekson xhamajkiani që rrëfen gjithashtu pasionin për muzikën, marrëdhëniet me miqtë e femijërisë, detin dhe Xhamajkën. “Arsyeja e vërtetë e xhirimit të këtij dokumentari është se dua t’i tregoj botës se çfarë qëndron pas sukseseve të mija, lodhje, djersë dhe shumë punë. Kur ngrihesh në mëngjes në orën 5 për t’u stërvitur do të thotë se beson verbërisht në atë që bën. Unë nuk kisha dyshime, doja të bëhesha numri 1 në shpejtësi dhe ia dola mbanë”, shprehet Bolt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat