Ranieri kërkon më tepër nga kampionët

Futboll

Ranieri kërkon më tepër nga kampionët

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 19:15
Claudio Ranieri

Claudio Ranieri i nervozuar me futbollistët e tij. Titulli kampion i fituar në sezonin e kaluar duket se është një ëndërr që duhet mbajtur mënd gjatë, pasi Leicesteri i këtij sezoni nuk aspak lidhje me skuadrën e vitit të kaluar. Trajneri i Dhelprave, nuk është aspak i kënaqur me paraqitjet që po bën ekipi i tij, duke shtuar këtu dhe faktin që ata ndodhen vetëm 2 pikë larg nga zona e rënies nga kategoria. Italiani u ka kërkuar kampionëve në fuqi të Anglisë të japin maksimumin për të kaluar këtë moment delikat.

“Atë cka arritëm sezonin e kaluar është dicka për të cilën historia do të na kujtojë. Sigurisht që futbollistët janë qënie njerëzore dhe jo makineri. Jemi një skuadër që ka element cilësorë dhe një pozicionim të tillë në tabelën e klasifikimit nuk mund t’ja lejojmë vetes. Prandaj duhet të bëjmë cmos që ta kalojmë këtë moment aspak të mirë.”

Momentalisht Leicester City ndodhet në vendin e 14 në tabelën e klasifikimit me vetëm 13 pikë. Në pesë javët e fundit skuadra nuk ka arritur asnjë fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat