Draxler dëshiron kalimin te Arsenali

Futboll

Draxler dëshiron kalimin te Arsenali

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 08:59
Julian Draxler

Legjenda gjermane Klaus Augenthaler, e di se ylli i Wolfsburgut, Julian Draxler dëshiron një kalim në Angli te Arsenali.

23 vjeçari ka kohë që po lidhet me një kalim te Arsenali dhe në Gjermani janë të bindur për një lëvizje të tillë.

“Ai ka thënë se dëshiron të largohet. Ndoshta në Angli, aty ku ka më shumë para”.

“Ai është lojtar i ri. Unë nuk e di pse ai thotë se dëshiron të shkojë. Ndoshta është një ide e mirë kjo për të rinjt”.

“Unë e kam parë Draxlerin tri deri katër vite më parë. Ai ka talent të madh dhe shkathtësi. Tash te Wolfsburgu nuk është ekipi i tij ku e gjen veten”, u shpreh Augenthaler.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat