Livoreka: Me Prishtinën? Do të jetë derbi i vitit

Futboll

Livoreka: Me Prishtinën? Do të jetë derbi i vitit

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 11:11
Përparim Livoreka në aksion

Sulmuesi i Feronikelit, Përparim Livoreka, shpreson se do të dalin me pikë nga stadiumi në Kastriot, kundër Prishtinës. Ndeshja luhet në orën 13.00, e javës së fundit për stinorin vjeshtor. “Do të jetë  një ndër ndeshjet më të forta të këtij kampionatit, sepse do të takohen dy skuadrat  më të forta. Besoj që  do të jetë derbi i vitit, por mendoj që ne do të dalim triumfues në këtë përballje edhe pse do të jetë shumë vështirë, pasi që Prishtina ka ekip shumë cilësore”, thotë Livoreka, duke qenë i bindur se cilësia është arma më e fortë e tyre: “Mendoj që atmosfera e mirë, puna që është bërë gjatë gjithë kësaj jave nga shtabi teknik, po ashtu është cilësitë që kemi në skuadër, besoj që ato janë përparësia që do të kthehemi me rezultat pozitiv nga  kjo përballje”. A do të ishit të kënaqur edhe me një pikë? “Mendoj që do të ishte e mirë edhe një pikë, duke marr parasysh kundërshtarin”, thotë Livoreka.

Vala Superliga, java e 17-të

E mërkurë

Trepça-Gjilani

Liria-Trepça ‘89

Drenica-Ferizaj

Prishtina-Feronikeli

E enjte

Drita-Besa

Llapi-Hajvalia

Ndeshjet fillojnë në orën 13.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat