Marrëdhënia miqësore mes Mërgim Mavraj dhe turkut Salih Özcan, ja pse

Futboll

Marrëdhënia miqësore mes Mërgim Mavraj dhe turkut Salih Özcan, ja pse

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 30 nëntor 2016 Në ora: 13:02
Mërgim Mavraj dhe Salih Özcan

Është një miqësi e rrallë mes 30 vjeçarit Mërgim Mavraj dhe 18 vjeçarit Salih Özcan, që gjithashtu kanë kryer një intervistë të përbashkët për median gjermane express.de.

“Salih është i ri dhe ka gjithë perspektivën përpara. Unë për të nuk shikoj kufij,” thotë lojtari i Kombëtares. Ndërsa gjithashtu edhe Salihu ka respekt për Mavraj, që e vlerëson me “karakter të fortë” dhe që ka “rol vendimtar.”

Si erdhi deri te kjo miqësi?

Mavraj: Unë më lehtë kuptohem me lojtarët e rinj sesa me të vjetërit. Gjithashtu stilin e lojës e kemi të përbashkët dhe jemi emigrantë të dy.

Özcan: Unë kuptohem më mirë me të rinjtë sesa me të vjetrit. Mund të mësoj shumë gjëra nga lojtarë si Mërgim Mavraj.

Më pas Mavraj thekson se kuzhina turke luan rol të rëndësishëm në miqësinë e atyre të dyve. “Unë jam beqar dhe e shijoj kuzhinën turke.”

Në pyetjen nëse feja Islame luan rol në miqësinë e atyre të dyve, 30 vjeçari përgjigjet:

“Nëse Salih do ishte tip komik, për mua religjioni është i parëndësishëm. Por religjioni mund të ndihmojë shumë një lojtar të ri, për të ecur përpara dhe për të mos u demotivuar. Salih mban distancë, dëshiron të mësojë më çdo kusht dhe të arrijë qëllimet e veta.”

Pyetjet e fundit ishin në lidhje me të ardhmen: Mavrajt i mbaron kontrata në 2017 ndërsa Salihut në 2020.

Mavraj: Është në duart e sigurta nënshkrimi i kontratës së re. Unë ndjehem super në Köln.

Salih: Në klubin tim kam kontratë deri në 2020, ndërsa sa i takon Kombëtares, nuk përbën temë transferimi im në Turqi. Unë dua të vijoj të përfaqësoj Gjermaninë./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat