Prishtina-Feronikeli apo derbi i madh, pa fitues!

Futboll

Prishtina-Feronikeli apo derbi i madh, pa fitues!

Nga: K.Goca Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 14:56
Pamje nga një ndeshje

Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina dhe kampioni në fuqi, Feronikeli nga Drenasi, u ballafaquan mes vete dhe kjo sfidë përfundoi pa gola (0:0), e cila u zhvillua në stadiumin ‘Agron Rama’ në Kastriot. Ky ishte derbi i stinorit në elitën e futbollit, në mes dy skuadrave më të mira në elitë, por sulmuesit u treguan të ngathët qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër. Ndeshja u karakterizua me pak raste, që duhet veçuar në minutën e 63-të, kur Endrit Krasniqi harkon në zonë, mirëpo, goditja e Debatik Currit me kokë, nuk qëllon portën.   Prishtina vazhdon të mbetet në vend të dytë me 35 pikë, kurse Feronikeli ngjitet në vend të tretë me 33 pikë, ka një më shumë se Llapi, por këta të fundit kanë një ndeshje me pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat