Shkëndija triumfoi ndaj Renovës

Futboll

Shkëndija triumfoi ndaj Renovës

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 16:05
Pamje nga ndeshja e sotme

Shkëndija nga Tetova shënoi fitore 2:1 përballë Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, në duelin e javës së 17-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. Ndeshja nisi me një minutë heshtje për nder të viktimave nga tragjedia ajrore e ekipit brazilian Chapecoense. Mundësinë e parë të 100 për qind e kishte Adili kur del para Jovanovskit pas një gabimi të Bejtullait, mirëpo portieri i Shkëndijës fiton duelin. Pas kësaj Shkëndija mori kontrollin e lojës dhe në minutën e 5-të dhe 6-të krijon dy mundësi të mira me Hasanin dhe Ibraimin, mirëpo pa sukses për të ndryshuar rezultatin. Pak më vonë portieri Haxho kontrollon tentimin e Ibraimit, ndërsa në anën tjetër Selmani godet mbi portë. Në vazhdim Hasani dhe Alimi lëshojnë nga një mundësi të mirë shënimi, duke paralajmëruar në një mënyrë epërsinë që erdhi në minutën e 34-t. Zhunior kalon bukur në krahun e djathtë dhe asiston në zonë për Alimin, i cili me goditje precize mes këmbëve të Haxhos përcjell topin në rrjetë për epërsi 0:1 të Shkëndijës. Në fillim të pjesës së dytë mundësi për Renovën pas një gabimi në mbrojtje, ndërsa Selmani nuk arrin të shënojë. Në anën tjetër pas asistimit të Ibraimit për pak vonohet Hasani. Në fund të ndeshjes Renova kërkonte barazimin, ndërsa Shkëndija zhvillon kundërsulm të shpejtë dhe me anë të Hasanit shënojnë për 0:2. Në fund kur gjithçka ishte vendosur, Gafuri shënon golin e nderit për Renovën, për rezultat final 1:2.

Renova-Shkëndija 1:2 (0:1)

Stadiumi i qytetit në Tetovë.

Shikues: 2000.

Gjyqtarë: D. Jakimovski, N. Karakolev, I. Shirilov.

Shënues: Gafuri (90’+2’) - Alimi (34’), Hasani (90’).

Kartona të verdhë: Musliu, Selmani, Sadiki – Bojku.

Renova: Haxho, Musliu, Sadiki, Ramadani, Gafuri, Selmani, Mishkovski, Adili (Nafiu 46’), Fetai (Shabani 65’), Abdulla (Skenderi 81’), Neziri.

Shkëndija: Jovanovski, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi (Murati 84’), Totre (Bojku 68’), Hasani (Zejnnullai 90’+1’), Zhunior, Pollozhani, Todorovski, Vujçiç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat