Khedira: Ndonjëherë humbjet duhen

Futboll

Khedira: Ndonjëherë humbjet duhen

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 18:25
Samir Khedira

Futbollisti Sami Khedira shprehet se duhet ende të përmirësojnë lojën dhe nuk e merr aq tragjike humbjen e Juventusit me rezultat 3:1 nga Genoa. “Ndonjëherë humbjet duhen për të kujtuar se nuk duhet ulur kurrë përqendrimi. Jam unë i pari që them se duhet të përmirësojmë lojën tonë, për cilësinë e skuadrës tonë mund të luajmë më mirë, por gjithsesi ne fitojmë”, tha futbollisti i Juventusit.  Sa i përket mungesës së Dybalës, ka thënë: “Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Na pasuron me karakteristikat teknike që ka. Ia del gjithmonë të dhurojë momente speciale në fushë, me të majtën e tij, goditjet e dënimit dhe ato të këndit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat