Zidane qetëson tifozët para derbit të madh

Futboll

Zidane qetëson tifozët para derbit të madh

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 18:26
Zinedine Zidane

Trajneri i skuadrës së Real Madridit, Zinedine Zidane ka shmangur hamendësimet se gjyqtari Carlos Gomez favorizon dukshëm Barcelonën me vendimet e tij. ai ka qetësuar tifozët e skuadrës madrilene para derbit të madh që luhet të shtunën e fundjavës (16.15). “Nuk besoj në pretendimet se gjyqtarët favorizojnë një klub apo një tjetër. Mendoj se do të jetë një derbi fantastik dhe gjyqtari do të bëjë më të mirën e tij në këtë ndeshje. Nuk jam aspak i interesuar në teoritë konspirative dhe asnjë nuk duhet të shqetësohet pasi në fokus është vetëm ndeshja. Të gjithë tifozët duan të shohin lojën e bukur të shtunën”, ka thënë Zidane para sfidës në “Camp Nou”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat