Interi ëndërron Messin

Futboll

Interi ëndërron Messin

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 18:29
Lionel Messi

Presidenti i Pirellit njërit prej sponsorëve kryesorë të Interit, Marco Tronchetti Provera, ka shprehur dëshirën për të transferuar Messin.

Tronchetti Provera ka thënë se është optimist dhe se e ka ëndërr që një ditë ta shohë Lionel Messin me fanellën zikaltër.

Ylli argjentinas ende nuk ka vendosur që të vazhdojë kontratën me Barcelonën dhe janë përhapur zëra se ai mund të largohet nga Camp Nou.

Presidenti i Pirellit i ka vënë vetes një detyrë që një ditë ta bind Messin që të transferohet te Interi edhe pse ai e pranon që një gjë e tillë është mjaftë e vështirë. “Kam një ëndërr tash e sa kohë: Ajo quhet Messi”, ka thënë ai për Corriere dello Sport. “Messi është lojtari im i preferuar dhe do ta doja këtu”.

“Jam gjithnjë optimist dhe e di se ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet”, ka theksuar Tronchetti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat