Agostinelli: Sfidat fitohen duke shenuar

Futboll

Agostinelli: Sfidat fitohen duke shenuar

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 23:02
Agostinelli

Pas sfides me Luftëtarin trajneri Andrea Agostinelli deklaroi:

“Shikojeni pak këtë aksion, por kjo është një penallti e sigurtë. Jam I mërzitur sepse këtu varet fati I ndeshjes. Ne dominuam absolutisht këtë ndeshje, por duhet të shënojmë pasi më pas ndeshja të shkon në këtë mënyrë. Nuk I kuptoj kritikat në këtë moment, kur luajmë mirë, luajmë mirë dhe sot duhet pranuar që luajtëm mirë. Sa I përket merkatos së janarit, të presim njëherë sepse unë vendosem gjithmonë në diskutim pas cdo ndeshje.”

Trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkovic i kënaqur me barazimin kundër Skënderbeut theksoi:

“Fillimisht dua të përgëzoj lojtarët e mi, sot ishte ndeshja e parë që e luajtëm për të mos e humbur. Në fillim patëm më shumë raste për shënim por pas këtij moment u tërhoqëm. E denim që Skënderbeu do të ushtronte presion në pjesën e dytë dhe kërkuam të shfrytëzojmë kundërsulmin duke mos krijuar hapësira pas në mbrojtje. Këtë herë ekipi I zbatoi të gjitha detyrat. Sa I përket gjyqtarëve nuk bëjë komente, dhe pse për mua gjyqtari gjykoi drejt.”

Shkëlzen Ruci për barazimin e marrë ndaj Skëndërbeut.

“Kjo pikë ishte mëse e merituar dhe na jep shumë moral. Tani të përpiqemi të marrim një pikë dhe me Lacin.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat