Partizani i plotë në stërvitje, Starova “fsheh” formacionin

Futboll

Partizani i plotë në stërvitje, Starova “fsheh” formacionin

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 23:09
ilustrim

Nuk ka alarm në kampin e kuq, Partizani prezantohet i plotë në derbin e kryeqytetit. Malota, Batha por edhe Vila i kanë kaluar problemet fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Sulejman Starova për sfidën e nxehtë të javës së 13. Në stërvitjen e fundit të caktuar të Mërkurën në orën 14:00, ekipi u shfaq në fushën stërvitore në Pezë Helmës disa minuta më shpejt, një tregues i qartë që ka skuadra e Partizanit për të fituar sa më shumë minuta dhe për të qenë gati të Enjten në orën 18:00 në “Selman Stermasi”. Fillimisht, trajneri Starova kërkoi përqëndrim te lojtarët e tij, Ai ndodqi nga afër të gjithë elementët që ka në organikë dhe e vuri theksin te zhdërvjelttësia që ata duhet të kenë me topin në këmbë.

Më pas grupi iu nënshtrua disa testeve fizike, ndërsa stafi mjekësor kërkoi vazhdimisht nga Emiljano Vila të ishte i kujdesshëm në veprimet e tij për të mos e përkeqësuar situatën në këmbën e djathtë. Mesfushori i kuq u stërvit rregullisht duke qetësuar stafin, ashtu si edhe Batha e Malota. Mbrojtësi shtatlarzbriti në fushë rregullisht ashtu si edhe mesfushori duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve. Seanca e ushtrimeve fizike u pasua nga lëvizjet taktike ku Starova e ndau skuadrën në dy pjesë por larg syve të medias, duke preferuar të ruajë sekretin e formacionit titullar deri në minutën e fundit. I ftohti i ditëve të fundit të nëntorit nuk ndikoi aspak në humorin e grupit të kuq që edhe pas 10 rezultateve rresht pozitive në derbi, po tregon se ka ende uri për suksese në sfidën më të rëndësishme të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat