Interi, 65 milionë euro për Diego Costan

Futboll

Interi, 65 milionë euro për Diego Costan

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 08:32
Diego Costa

Interi po zhvillon deri më tani një edicion me shumë luhatje në Serie A.

Për këtë arsye gjatë pronarët kinez po synojnë të ndërhyjnë me forca të shumta për të përmirësuar cilësinë e skuadrës.

Sipas mediave britnaike objektivi kryesor është sulmuesi i Chelseat, Diego Costa. Klubi zikaltër është i gatshëm të vendosë në tryezë jo pak, por 65 milionë euro për të drejtat e 28-vjeçarit.

Costa deri më tani ka realizuar 10 gola në kampionat dhe udhëheq renditjen e golashënuesve.

Për momentin nuk ka ende bisedime konkrete por nuk përjashtohet nisje e një negociate në javët e ardhshme, teksa nën vëzhgimin e klubit milanez është edhe kiliani i Arsenalit, Alexis Sanchez. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat