Iturbe largohet nga Roma

Futboll

Iturbe largohet nga Roma

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 17:52
Juan Manuel Iturbe

Sulmuesi argjentinas, Juan Manuel Iturbe pritet të largohet nga skuadra e Romës.

Hapësirat e pakta të tija nën urdhrat e Luciano Spallettit kanë bërë që Iturbe ta mendoj largimin.

Argjentinasi u transferua në Romë nga Pescara si një përforcim i madh mirëpo ai ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij.

Kësisoj Roma po mendon ta huazojë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra e ardhshme e Iturbes pritet të jetë Torino e cila po e kërkon me ngulm.

Kujtojmë që Iturbe për gjashtë muaj më parë ishte huazuar edhe në Ligën Premier tek skuadra Bournemouth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat