Kukësi në krye, nuk varet nga Pejiç

Futboll

Kukësi në krye, nuk varet nga Pejiç

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:58
Kukësi

Kukësi është sërish në krye. Skuadra e Ernest Gjokës nuk e la ti shpëtonte asistin nga Gjirokastra për të kapur e madje parakaluar falë golavarëzhit Skënderbeun. Një seri pozitive prej 13 ndeshjesh në këtë kampionat ku verilindorët mbeten të pamposhtur dhe bindin nga java në javë. Ajo ndaj Lacit ishte një ndeshje që evidentoi dhe një tjetër faktor të rëndësishëm në favor të Kukësit, në një ndeshje ku një bomber race si Pejic gabon të paktën 5 raste, skuadra ka lluksin për të zgjidhur gjithcka lehtësisht me Dvornekovic dhe Jeminin. Në këto vitet e fundit përgjithësisht një skuadër që ka pasur në gjirin e saj Pejic dhe nuk ka qenë e varur për sa i përket golave vetëm te bomberi kroat. Kukësi i Gjokës është i tillë. Në klub këtë e dinë mirë pasi sezonin e kaluar Pejic shënoi plot 31 gola për Kukësin, ku pas tij golashënuesi më i mirë i skuadrës vinte me diferencë të thellë me kroatin, ishte Vilfor Hysaj që shënoi në total 6 gola. Edhe të Skënderbeu i sezonit 2013-2014 pesha kryesore e sulnmit varej te Pejic që u shpall sërish kryegolashënues i kampionatit me 20 finalizime dhe pas tij te kampionët vinte Ribaj me 9 gola të shënuar, megjithëse në atë sezon te korcarët shënonin nga 7 gola edhe Morina e Shkëmbi. Por nuk është vetëm Pejic, Kukësi i këtij sezoni po tregon se vec karakterit e lojës ka dhe elementët e nevojshëm për të bërë dicka të madhe, është kjo përshtypja që krijohet kur shikon se ndaj Lacit Gjoka mund të mos ketë Hasanin, dhe më pas të ruajë edhe Grecën duke e zëvendësuar kur skuadra është në avantazh dhe Karioka të bëjë shumë mirë punën e tij duke u spostuar në qendër. Detyra e një trajneri është edhe të menaxhojë energjitë, sidomos kur takimi i radhës është me Partizanin, një tjetër provë force drejt ambicieve për titullin kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat