Skënderbeu, golat mbeten problem

Futboll

Skënderbeu, golat mbeten problem

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:59
Skënderbeu

Është kjo deklarata e Presidentit Takaj në mesin e nëntorit, 3 ndeshje provë për skuadrën dhe mbi të gjitha Agostinellin në momentin e konfirmimit. Pa llogaritur përballjen me Apoloninë në Kupë, ndeshja e tretë ishte ajo me Luftëtarin, periudha e provës ka përfunduar por vetëm Presidenti mund të thotë nëse është kaluar, dhe mbi të gjitha, me cfarë note. Skënderbeu me llogaritë e pikëve është në rregull, ka marë 7 pikë në 9 të mundshmet, kundër Korabit, Lacit dhe Luftëtarit, por fitoret janë arritur përballë dy prej skuadrave më në vështirësi të momentit, Korabit të fundtabelës, Lacit, dhe mbi të gjitha në 270 minuta lojë janë shënuar vetëm 2 gola. Për sa i përket shënimit gjatë këtij harku kohor, rivalët e tjerë të titullit për sa i përket shënimit, me përjashtim të Kukësit që numëron disa gola më shumë, nuk është se kanë shkëlqyer por ajo që shqetëson më tepër në radhët e tifozëve është loja. Ndaj Luftëtarit ishte padyshim një takim i kushtëzuar nga mungesa të rëndësishme, mbi të gjitha të Salihit e Osmanit, si dhe nuk duhet harruar që korcarëve ju mungon një penallti në dëm të Liridon Latifit, por skuadra u zgjua vetëm në pjesën e dytë duke u shfaqur në vështirësi për të ndërtuar në të parën. Ndaj Lacit loja ishte më bindëse, por përballë një skuadre në vështirësi serioze, e megjithatë pavërsisht faktorëve pro e kundër, askush nuk mund të thotë se ky Skënderbe është ai i viteve të kaluara. Në këto vitet e fundit nuk kishte ndodhur që një skuadër të kishte më shumë gola të shënuar se Skënderbeu ku Gjetja e golit po kthehet në një problem më vete me Salihin që ka harruar të shënojë, ndërsa James dukshëm  nuk është ai që mbante gjithë peshën e sulmit te Laci. Ndaj Luftëtarit nigeriani pati shansin për të luajtur në majën e sulmit, por nuk arriti të përsëriste arritjen e fazës së parë kur vendoste ndeshjen. në radhët e tifozëve pakënaqësitë vijnë në rritje, edhe si pasojë e të mësuarit me një skuadër që dominonte në lojë e rezultat në vitet e kaluara. Kukësi është sërish aty krah për krah në krye, dhe Partizani e Tirana kërcënojnë, Skënderbeut i duhet të ndryshojë ritmin sa më shpejt, duke e parë kështu edhe oreksi i rivalëve vjen duke u rritur.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat