Mustafa: Pikët nuk janë reale

Futboll

Mustafa: Pikët nuk janë reale

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 19:35
Zgjim Mustafa

Të enjten (sot) përfundoi pjesa vjeshtore në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Disa skuadra arritën rezultate të pritura, disa tejkaluan parashikimet e disa dështuan sa i përket pjesës vjeshtore. Befasia më e këndshme ka qenë Trepça ’89 nga Mitrovica e cila u stolis me titullin vjeshtor, duke e zënë vendin e parë me 39 pikë, ndërsa Trepça nga Mitrovica ishte befasi për të keq, duke ngecur në vend të 11-të me 12 pikë të mbledhura. Ndërkaq, skuadra e Gjilanit përfundoi në mes të tabelës me gjithsej 25 pikë ose ngec për 14 sosh nga kampioni vjeshtor. Gjilani pati batica dhe zbatica për 17 javët e vjeshtës dhe me pak fat sportiv ka mundur të ketë edhe me tepër pikë. Mesfushori i Gjilanit, Zgjim Mustafa, është i lumtur që shënoi për ekipin e tij në fitoren në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Trepçës. Ai tha se dy takimet e fundit vërtet ishin shumë të vështira, kur si vendas e mundën me 1:0 Prishtinën dhe pastaj edhe Trepçën. “Dy ndeshjet e fundit kanë qenë të vështira, megjithatë arritëm t’i marrim pikët maksimale dhe shpresoj se ky është hapi i rikthimit në luftën për kreun e tabelës, sepse...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat