“Corriere dello Sport”: Strakosha nuk do të luajë ndaj Romës

Futboll

“Corriere dello Sport”: Strakosha nuk do të luajë ndaj Romës

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 07:57
Thomas Strakosha

Megjithëse është në një formë të mirë sportive, megjithëse e ka ruajtur pa problem drejtkëndëshin e portës se Lazios, gazeta italiane “Corriere dello Sport” nuk ka aspak lajme të mira për portierin Thomas Strakosha, pikërisht në prag të Derbit të Romës.

Sipas të përditshmes italiane, Federico Marchetti është rikuperuar dhe është rikthyer në stërvitje për të zënë vendin e titullarit.

Trajneri i lacial, Simone Inzaghi do të ketë një detyrë të vështirë për të zgjedhur për një vend poshtë shtyllave te ekipit.

Marchetti në teori do të jetë titullar, por nuk ka formë vjen nga dëmtimi. Nga ana tjetër, Strakosha garanton shumë siguri. Stërvitjet e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar se kush do ta nisë nga minuta e parë.

Derbi me Romën është ndeshja me e rëndësishme ne Seria A për llogari të Lazios, e cila kërkon të ketë 11 më të mirët të dielën në ora 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat