Zbulohet prapaskena e madhe, Messi kishte parakontratë me gjigantin italian

Futboll

Zbulohet prapaskena e madhe, Messi kishte parakontratë me gjigantin italian

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 09:35
Lionel Messi

Lionel Messi ka mundur të jetë pjesë e kampionatit italian Serie a.

Këtë fakt e ka zbuluar legjenda e Interit, Luis Suarez i cili më parë gjatë viteve 55 ishte pjesë edhe e Barcelonës.

Në fillimet e para të karrierës së tij, Messi kishte një parakontratë me Interin dhe transferimi i tij në Serie A ishte shumë afër.

“Messin mund ta kishte transferuar Interi sa ishte në Barcelonë një konkurrencë e madhe me Ronaldinhon, Eto`o dhe Decon në formacion”, tregon Suarez për ‘Radio Kiss Kiss’.

“Unë akoma e kam atë parakontratë të nënshkruar nga Messi i cili ishte vetëm 18 vjeç dhe ende nuk kishte të sigurt formacionin titullar”, tregoi legjenda e zi kaltërve.

Megjithatë ky transferim nuk ndodhi asnjëherë deri më tani ndërsa Inter synon që në të ardhmen ta transferojë Messin në ‘Giuzeppe Meazza’.

Sipas medieve italiane, pronarët e rinj të Interit do të bëjnë çmos për transferimin e Messit në Serie A. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat